“Art në Autizëm” - Gazeta Express
string(14) "art-ne-autizem"

Arte

Gazeta Express

25/07/2022 16:52

“Art në Autizëm”

Arte

Gazeta Express

25/07/2022 16:52

Të enjten hapet ekspozita me titull ‘Art në autizëm’ me piktura të shumë fëmijëve të cilët do t’i dalin në ndihmë komunitetit të personave të tjerë me autizëm.

Duke ndjekur traditën vjetore të ekspozitës/ankandit të pikturave të mrekullueshme të krijuara nga disa fëmijë shumë të talentuar me autizëm, po vazhdohet edhe këtë vit me një format pak më ndryshe.

Lexo Edhe:

Të enjten, me 28.07.2022, duke filluar nga ora 19:00 do ta bëhet prezantimi i pikturave, do të flitet mbi artistët dhe do të sqarohet më shumë për aktivitetet që mundësohen nga të ardhurat nga shitja e pikturave, të cilat do të shiten përmes platformës së iniciativës Joy nga GjirafaMall.

 Janë 7 artistë të mrekullueshëm që kanë tejkaluar sfida të jashtëzakonshme dhe kanë shprehur vetën e tyre përmes pikturave që i kanë ofruar për shitje në mënyrë që ta ndihmojnë komunitetin e personave të tjerë me autizëm, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve esenciale pa pagesë për fëmijët me autizëm, të cilët kanë gjendje më të rënduar socio-ekonomike. 

Kjo ngjarje zhvillohet dhe organizohet nga ANAK (Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë) me ndihmën e Joy from GjirafaMall.

/Gazeta Express