Art Haliti 7 muajsh ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit - Gazeta Express
string(81) "art-haliti-7-muajsh-ka-nevoje-per-ndihmen-tuaj-per-trajtim-mjekesor-jashte-vendit"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 14:11

Art Haliti 7 muajsh ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 14:11

Art Haliti për shkak të një dëmtimi që i është shkaktuar gjatë procesit të lindjes, ka nevojë për intervenim të specializuar jashtë vendit, përkatësisht në Vjenë të Austrisë.

Si pasojë e dëmtimit të pleksusit brakial, ai s’mund ta lëviz njërën dorë dhe përmirësimi natyral është i pamundur pa ndërhyrje specialistike kirurgjikale.

Ai tashmë është shtatë muajsh, dhe kjo ndërhyrje duhet të kryhet në mes të moshës 6 dhe 9 muajshe.

“Rekomandimi është shumë i qartë: ndërhyrja kirurgjikale është shumë e nevojshme dhe duhet të kryhet midis moshës 6 dhe 9-muajshe. Djali ynë tani është 7-muajsh dhe kjo është një periudhë kritike për zhvillimin e tij. Veprimi i shpejtë mund të përmirësojë ndjeshëm rikuperimin e tij afatgjatë. Vonesa në trajtim mund të sjellë humbje të përhershme të funksionit të krahut”, thuhet në njoftimin e të afërmeve.

Sipas vlerësimit të spitalit, kostoja e operacionit dhe e qëndrimit katërditor në spital është rreth 30.000 euro, shumë kjo që familja s’mund ta përballojë e vetme, prandaj kërkohet ndihma e njerëzve vullnetmirë që Arti të mos rrezikojë të humb krahun e tij përgjithmonë.

Detajet për ta ndihmuar:

LINKU:

Advertisement
Advertisement
Advertisement