Arsyet që do t'iu bindin të hiqni dorë nga buka e bardhë - Gazeta Express
string(55) "arsyet-qe-do-tiu-bindin-te-hiqni-dore-nga-buka-e-bardhe"

Arsyet që do t’iu bindin të hiqni dorë nga buka e bardhë

Gazeta Express

28/10/2020 10:49

Karbohidratet janë pjesë ushqyese të rëndësishme për funksionimin e shumë proceseve në organizëm.

Karbohidratet janë pjesë përbërëse e sheqernave, fibrave dhe nishestes natyrale. Ajo i japin organizmit glukozë, e cila është burim energjie, që i duhet organizmit për kryerjen e shumë proceseve.

Lexo Edhe:

Nga ana tjetër, sasia e tepruar e karbohidrateve është mjaft e dëmshme për shëndetin. Ekspertët thonë se nëse bëni jetë aktive, atëherë duhet të siguroheni që 40% e kalorive të marra në ditë të jenë karbohidrate, 30% proteina dhe 30% yndyrna.

Sasia e duhur e karbohidrateve, që duhet të merret gjatë një dite është 50 gramë në ditë, të cilën e merrni përmes një racioni tërshërë dhe gjysmë banane. Nëse konsumoni më pak se këtë sasi, atëherë do të pësoni rënie të ndjeshme të energjisë.

Burimet më të shëndetshme të karbohidrateve janë ushqime të papërpunuara siç janë drithërat e plota, frutat, perimet, bishtajoret, mineralet dhe fibrat.

Ndërsa disa nga burimet më të pashëndetshme të karbohidrateve janë: buka e bardhë, ëmbëlsirat, pijet e gazuara dhe ushqimet e tjera artificiale.

6 Arsyet kryesore për të cilat ju duhet të kufizoni konsumimin e karbohidrateve janë:

Humbni peshë

Keni energji afatgjatë

Muskuj më të fortë

Jeni më të ngopur

Jeni më pak të rrezikuar nga sëmundjet

Keni një zemër më të shëndetshme