Arsyet pse ndodhin dhimbjet e pashpjegueshme të muskujve - Gazeta Express
string(56) "arsyet-pse-ndodhin-dhimbjet-e-pashpjegueshme-te-muskujve"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

04/06/2024 22:31

Arsyet pse ndodhin dhimbjet e pashpjegueshme të muskujve

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

04/06/2024 22:31

Dhimbjet muskulare përjetohen herë pas here jo vetëm nga të rriturit, por edhe fëmijët. Në shumë raste, këto dhimbje nuk lënë arsye për shqetësim dhe mund të kurohen pa nevojën e një trajtimi mjekësor.

Megjithatë, në disa raste, dhimbjet muskulare mund të jenë simptomë e një sëmundjeje të fshehur.

Lexo Edhe:

Disa prej shkaktarëve më të zakonshëm të dhimbjeve muskulare janë:

Stresi

Stresi e bën më të vështirë punën e trupit për të luftuar sëmundjet.

Njerëzit që nuk janë mirë me shëndet ose janë të stresuar, përjetojnë dhimbje muskulare që tregojnë se trupi po përpiqet të luftojë një inflamacion ose infeksion.

Pamjaftueshmëria ushqimore

Njerëzit që nuk marrin ushqyesit e duhur vuajnë nga dhimbjet muskulare.

Vitamina D luan rol të rëndësishëm në funksionin e duhur të muskujve. Ajo ndihmon me përthithjen e kalciumit dhe mungesa e saj shkakton ulje të ndjeshme të nivelit të kalciumit që prek jo vetëm kockat por edhe muskujt apo organet.

Dehidratimi

Dehidratimi shoqërohet me dhimbje muskulare, por edhe vështirësi në frymëmarrje dhe tretje. Sasia e rekomanduar ditore e ujit është 6 deri në 8 gota.

Ndrydhjet dhe tendosjet

Lëndime të tilla shoqërohen me dhimbje muskulare dhe parehati. Këto lëndime kalojnë vetë por duke garantuar pushim dhe medikamente kundër dhimbjes.

Mungesa e gjumit

Gjumi i ofron organizmit mundësinë e duhur për të pushuar dhe rimëkëmbur.

Edhe muskujt kanë nevojë të flenë dhe nëse nuk e arrijnë këtë, ata dhembin.

Aktiviteti i sforcuar fizik

Edhe aktiviteti i sforcuar fizik shkakton ose shoqërohet me dhimbje muskulare.

Kjo ndodh veçanërisht me njerëzit që kryejnë një ushtrim të ri, kryejnë aktivitet fizik për herë të parë, stërviten më gjatë seç duhet apo nuk kryejnë punë përgatitore.

Simptomat e dhimbjeve muskulare

Dhimbjet muskulare manifestohen me një sërë simptomash ku përfshihen: Mpirje, irritim dhe dobësim të muskujve, ethe, marramendje, vështirësi në frymëmarrje dhe skuqje.

Disa prej këtyre simptomave siç është temperature ose vështirësia në frymëmarrje kërkojnë një trajtim të menjëhershëm mjekësor.