string(98) "arsyet-perse-cdo-qindarke-e-shpenzuar-ia-vlen-per-samsung-galaxy-smartphone-t-me-te-mire-te-2019-s"

Gazeta Express

28/01/2020 11:34

Arsyet përse çdo qindarkë e shpenzuar, ia vlen për Samsung Galaxy, smartphone-t më të mirë të 2019-s

Gazeta Express

28/01/2020 11:34

Smartphone-t Galaxy u lavdëruan si pajisjet më të mira të vitit nga mediet dhe agjenci të ndryshme të vlerësimit të teknologjisë konsumatore, që dëshmon përkushtimin besnik të kompanisë kundrejt inovacionit dhe cilësisë elitare.

Nëse deri para pak kohësh mund të keni qenë në mëdyshje se cili është smartphone-i që plotëson të gjitha nevojat tuaja, dhe ia vlen çdo qindarkë e paguar për të, përgjigja është më e thjeshtë nga sa keni menduar. Të gjithë sugjerojnë gjigantin Samsung . Brandi që frymëzon me produktet dhe teknologjitë e tij inovative, marka  që pasuron jetën e njerëzve. Kjo është pikërisht ajo që do bëjë Samsung Galaxy S10 e jo vetëm! Do të zgjojnë interesa të reja tek ju, duke ju hapur dyert e një galaksie të re.

Nga një përmbledhje e vitit që lamë pas, me siguri themi se 2019 ishte viti i gjigandit të telekomunikacionit, Samsung Electronics. Smartphone-t Galaxy u lavdëruan si pajisjet më të mira të vitit nga mediet dhe agjenci të ndryshme të vlerësimit të teknologjisë konsumatore, që dëshmon përkushtimin besnik të kompanisë kundrejt inovacionit dhe cilësisë elitare.

Një përvojë e vetme me një telefon të tillë, do ju bindë se ky është smartphone që do të ndryshojë krejtësisht marrëdhëniet tuaj jo vetëm me këtë aparat celular, por edhe me botën. Samsung Galaxy S10  iu dha çmimi më i lartë i industrisë DisplayMate i klasës A +, me 100% vlerësime të shkëlqyera në të gjitha kategoritë. Nuk është për t’u habitur që Galaxy S10 + mori gjithashtu vlerësime shumë të larta për Ekranin Quad HD + AMOLED Infinity-O Display 6.4”, i cili kontribuoi në përfshirjen e tij në listat më të mira“Best Of”që vlerësojnë telefonat inteligjentë më të mirë të vitit 2019.

Por për njerëzit që ndihen ekstra, e gjithmonë kërkojnë për ato detajet diferencuese,  Samsung Galaxy Note10+ është telefoni i zgjuar që do kënaqë edhe më skeptikët apo manjakët e teknologjisë! I njohur si një ndër pajisjet më të mira të 2019, duke vlerësuar jo vetëm ekranin e tij, por dobinë dhe multifunksionalitetin e S Pen-it të famshëm, Galaxy Note10 + është vlerësuar gjithashtu si një nga smartphone-t më të mirë për vitin 2019.

 Pasi fitoi çmimin “Ekrani më i Mirë për Smartphone” nga DisplayMate, Note10+ mori reagime të vazhdueshme pozitive në të gjithë mediat e gjithashtu mori rezultatin më të lartë të vitit në një provë nga përcaktuesit e pavarur të Standardeve DxOMark. Testi, që krahasoi performancën e kamerave me dritë të ulët të katër smartphone-ve më të shitur, renditi të parin Galaxy Note10+ 5G në kategorinë Ultra ëide për Kamerat më të Mira të Smartphone për vitin 2019. Galaxy Note10+ 5G gjithashtu mori vlerësimin prej 99 pikësh për kamerën e përpame dhe 117 pikë për kamerën kryesore.

Në testet nga botimi i pavarur i Shoqatës së Konsumatorëve which?, Galaxy S10 5G zuri vendin e parë, i ndjekur nga Galaxy Note10+ 5G dhe Galaxy S10+ të cilët janë të vetmit smartphone që kanë arritur një rezultat prej 90% ose më shumë. Si Galaxy S10 apo Note10, si dhe të gjitha variantet e tyre, iu dha marka e miratimit “Blerja më e mirë”.

E nëse pyesni veten për aksesorët, gjithashtu shumë të rëndësishëm, këto të fundit nuk mbeten pas. Galaxy Buds u renditën të parat në kategorinë e kufjeve wireless me gjithsej 86 pikë, duke marrë vlerësimin maksimal në kategorinë e cilësisë së tingullit ! Një përfundim i nxjerrë nga organizata e pavarur Consumer Reports.

Samsung ka qenë gjithmonë pionier në dizajnet dhe projektimet inovative të telefonëve inteligjentë, dhe 2019 dëshmoi lidershipin e gjigandit të telekomunikacionit në industri. Si prodhuesi i parë që solli në treg një smartphone me ekran që paloset, Samsung ka zbarkuar në terrenin e ri të ekraneve në shumë mënyra, duke vazhduar të sjellë zgjedhjen e përsosur për përdoruesit që kërkojnë që telefonat me cilësi më të lartë të jenë si kreativë edhe argëtues. “Frymëzo Botën, Krijo të Ardhmen”, është motoja që udhëheq filozofinë e Samsung duke na siguruar se as në dekadën e re nuk do të ketë të ndalur.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

*Artikull i sponsorizuar

aaaaa