Arsyeja pse u ndërpre ndeshja Peja – Trepça, një tifoz hyri dhe e goditi basketbollistin e mitrovicasve - Gazeta Express
string(100) "arsyeja-pse-u-nderpre-ndeshja-peja-trepca-nje-tifoz-hyri-dhe-e-goditi-basketbollistin-e-mitrovicasve"

Arsyeja pse u ndërpre ndeshja Peja – Trepça, një tifoz hyri dhe e goditi basketbollistin e mitrovicasve

Sport

Gazeta Express

15/05/2022 19:40

Është ndërprerë ndeshja mes Pejës dhe Trepçës, pasi ekipi mitrovicas është larguar nga palestra “Karagaçi”.

Mitrovicasit janë duke u ankuar për siguri dhe kjo është arsyeja e largimit të ekipit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Deri te kjo situatë erdhi pasi një tifoz hyri në parket dhe e goditi pas koke basketbollistin mitrovicas, Rodney Purvis.

Pas kësaj eskaloi e gjithë situata, teksa kishte përplasje edhe mes tifozëve.

Ende nuk ka asnjë vendim zyrtar për fatin e kësaj ndeshje.

Peja dhe Trepça ishin duke e zhvilluar ndeshjen e tretë gjysmëfinale në kuadër të fazës së “Play-Off”-it.

69:66 në të mirë të pejanëve ishte rezultati kur ndeshja u ndërpre.

Për t’u zhvilluar kanë mbetur edhe 26 sekonda. /Gazeta Express/

LEXO EDHE: