Arsyeja pse konserva nuk duhet ruajtur e hapur në frigorifer - Gazeta Express
string(62) "arsyeja-pse-konserva-nuk-duhet-ruajtur-e-hapur-ne-frigorifer-2"

Arsyeja pse konserva nuk duhet ruajtur e hapur në frigorifer

Shneta

Gazeta Express

08/02/2023 11:33

Ndodh shpesh që, kur hapim një konservë, të mos e mbarojmë dot të gjithën dhe ta fusim sërish në frigorifer. Por, ruajtja e kësaj konserve për një ditë tjetër është gabim.

Edhe pse e mbyllur mund të zgjasë me muaj në gjendje të mirë, pasi hapet, konserva duhet të konsumohet po atë ditë. Kjo sepse nëse e mbajmë të hapur, ajo mund të jetë një burim bakteresh që mund të vërë në rrezik shëndetin tonë. Materialet me të cilat janë bërë konservat shpjegojnë pse zgjasin kaq gjatë kur mbyllen në mënyrë perfekte, por pasi hapen, gjërat ndryshojnë.

Lexo Edhe:

Alumini dhe çeliku i laminuar i ndihmojnë këto konserva të qëndrojnë në kushte optimale për një kohë të gjatë, si dhe vakuumi që prodhohet në ushqim në momentin e ambalazhimit, me kapacitet sterilizues. Përpara se të futet ushqimi në enën e tij, ai kalon përmes përpunimit termik që shkatërron mikroorganizmat e pranishëm.

Hapja e konservave bën që vakuumi i krijuar në momentin e konservimit të zhduket. Në këtë mënyrë, vetë aciditeti i produkteve, së bashku me oksigjenin ndaj të cilit janë të ekspozuar, mund të shkaktojë një reaksion kimik, duke i dhënë ushqimit një shije të pakëndshme metalike.

Por, ky nuk është problemi i vetëm. Duke qenë të hapura, ka mundësi që lëngu që i mbulon të avullojë dhe kur thahen, thithin aromat e ushqimeve të tjera të ruajtura në frigoriferin tonë dhe e bëjnë konsumimin e tyre të pakëndshëm.

Problemi më i madh, megjithëse më pak i zakonshëm, është se ushqimi i konservës kontaminohet me kërpudha ose baktere. Një nga rreziqet më të mëdha është botulizmi, një sëmundje e shkaktuar nga një toksinë e sintetizuar nga bakteri Clostridium botilinum. Efektet zakonisht shfaqen midis 12 dhe 36 orëve pasi toksina hyn në qarkullimin e gjakut. Simptomat kryesore janë të vjella, të përziera, ngërçe, vështirësi në të folur ose gëlltitje dhe tharje e gojës./A2CNN