Arsyeja prekëse, ky mësues mban prej 50 vitesh një karrige bosh në klasën e tij - Gazeta Express
string(78) "arsyeja-prekese-ky-mesues-mban-prej-50-vitesh-nje-karrige-bosh-ne-klasen-e-tij"

Arsyeja prekëse, ky mësues mban prej 50 vitesh një karrige bosh në klasën e tij

Lajme

Gazeta Express

24/06/2022 8:03

Në klasën e mësuesit Dan Gill në shkollën e mesme Glenfield në Montclair, New Jersey në SHBA, qëndron gjithnjë një karrige bosh.

Nuk është një karrige për të pushuar apo që një administrator të vijë dhe të vëzhgojë klasën. Karrigia bosh është një kujtesë. Një kujtesë për Gillin dhe një kujtesë për studentët.

Lexo Edhe:

“Çdo vit unë jap mësime rreth Martin Luther King Jr. në lidhje me lëvizjen për të Drejtat Civile”, tha Gill për TODAY Parents. “Doja t’i lidhja studentët në një mënyrë personale me atë që do të thoshte kjo.”

Kur ishte nëntë vjeç, tregon Gill, ai dhe miku i tij më i mirë Archie shkuan në një festë ditëlindjeje në ndërtesën e apartamenteve të Gill-it në New York City. Dhuratat në dorë, dy djemtë, Gill, i bardhë dhe Archie, i zi, i ranë ziles. Nëna e fëmijës që kishte ditëlindjen shikoi Archie dhe tha se nuk kishte më karrige. Gill, i hutuar, i ofroi të ulej në dysheme ose të merrte më shumë karrige.

Gruaja përsëriti se nuk kishte më karrige. Më në fund, Gill kuptoi se Archie nuk ishte i mirëpritur. Djemtë u larguan, të dy duke qarë. /abcnews.al