Arsyeja e rëndësishme pse kurrë nuk duhet të mbani fatura në xhep - Gazeta Express
string(65) "arsyeja-e-rendesishme-pse-kurre-nuk-duhet-te-mbani-fatura-ne-xhep"

Shneta

Gazeta Express

09/06/2021 14:03

Arsyeja e rëndësishme pse kurrë nuk duhet të mbani fatura në xhep

Shneta

Gazeta Express

09/06/2021 14:03

Sipas një studimi të bërë së fundmi, ka rezultuar se 90% e faturave që jepen në dyqane, lokale apo restorante përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer.

Këto fatura përmbajnë një bojë e cila zbehet me kalimin e kohës. Kjo ndodh sepse ato bëhen me letër termike që ka një kimikat të quajtur BPA.

Lexo Edhe:

Ekspertët thonë se nga këto studime ka dalë se ky kimikat mund të jetë shkaktar për kancer, ndërsa më parë ka qenë i lidhur me infertilitetin, autizmin, obezitetin, diabetin e tipit 2, lindjet e parakohshme dhe fillimin e hershëm të pubertetit.

Sipas profesorëve të Universitetit të Granadës, Spanjë, është shqetësim i madh për publikun që është i ekspozuar ndaj BPA, që shpesh gjendet në plastikë.

“Ne duhet të shmangim ruajtjen e faturave në xhepa, çanta, kuleta apo makina”, shprehen ata.