Pas incidentit të djeshëm nis protesta dyorëshe tek shkolla “Pavarësia”, kërkohet mbrojtje e mësimdhënësve - Gazeta Express
string(103) "pas-incidentit-te-djeshem-nis-protesta-dyoreshe-tek-shkolla-pavaresia-kerkohet-mbrojtje-e-mesimdhenesve"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 8:53

Pas incidentit të djeshëm nis protesta dyorëshe tek shkolla “Pavarësia”, kërkohet mbrojtje e mësimdhënësve

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 8:53

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pavarësia” në Prishtinë, sot nuk nisi mësimi si zakonisht. Mësimdhënësit po protestojnë gjatë dy orëve të para, si reagim, siç kanë thënë ata, ndaj veprimeve delikuente të nxënësve në procesin edukativo-arsimor, përfshirë dhunën fizike, fyerjet, ofendimet dhe sharjet ndaj mësimdhënësve.

Përmes një reagimi publik, Shoqata Sindikale e kësaj shkolle ka bërë të ditur se protesta organizohet si reagim ndaj veprimeve delikuente të nxënësve në procesin edukativo-arsimor, përfshirë dhunën fizike, fyerjet, ofendimet dhe sharjet ndaj mësimdhënësve.

Sipas njoftimit, pas përfundimit të protestës, procesi mësimor do të vazhdojë normalisht nga ora e tretë, sipas orarit të rregullt mësimor.

Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), e cila ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse për të garantuar një ambient të sigurt dhe respektues për mësimdhënësit.

Ndërkohë, autoritetet kanë ndaluar për 48-orë një mësimdhënës të shkollës “Pavarësia”, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë brutale ndaj një nxënësi të hënën në këtë shkollë. Ndërkaq nxënësi e ka goditur me shkelm.

Kurse sipas psikologut të “Pavarësisë”, ishin rreth 10 nxënës që kishin rrethuar arsimtarin dhe e kishin sharë e ofenduar.

Kolegët e këtij mësimdhënësi, para mediave dhanë mesazhin e tyre, dhe kërkuan masa konkrete për mbrojtjen ndaj tyre dhe garantim të rendit në institucionet arsimore.

“Kërkojmë masa konkrete, të qarta dhe të zbatueshme për mbrojtjen e mësimdhënësve dhe garantimin e rendit në institucionet arsimore. Mesazhi ynë është i qartë, jemi kundër dhunës, jemi për rend, disiplinë dhe respekt në shkollë”, tha njëri nga kolegët e mësimdhënësit që u ndalua për 48-orë për dhunë ndaj një nxënësi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement