Arsimi e nderon Shkëndijën, e mposht Vardarin - Gazeta Express
string(44) "arsimi-e-nderon-shkendijen-e-mposht-vardarin"

Futboll

Gazeta Express

21/03/2026 17:25

Arsimi e nderon Shkëndijën, e mposht Vardarin

Futboll

Gazeta Express

21/03/2026 17:25

Lufta për titull në Maqedoninë e Veriut ka filluar të bëhet e ashpër, me nëntë xhiros nga fundi.

Vardari e Shkëndija tashmë janë me pikë të barabarta, por ‘sebep’ për këtë u bë fitorja e klubit shqiptar, Arsimit ndaj atyre të parëve.

Skuadra e Arsimit mori një fitore të madhe për vete ndaj Vardarit, mirëpo i bëri edhe një nder të madh Shkëndijës, pasi tashmë skuadra tetovare është e barabartë me pikë me kryeqytetasit.

Arsimi fitoi 1-0, më një ndeshje mjaft të luftuar, duke shkuar në kuotën e 29 pikëve, në vendin e shtatë, duke i ikur zonës së barazhit.

Ndërkohë, Shkëndija, e cila po ashtu fitoi minimalisht 1-0 ndeshjen e saj ndaj Makedonija GP, është e dyta në tabelëm e 58 pikë, aq sa ka edhe kryesuesi, Vardari.

Kryeqytetasit janë në vendin e parë, shkaku i goldallimit më të mirë, pasi kanë shënuar 52 gola dhe kanë pranuar 19, derisa Shkëndija ka 45 gola dhe ka pranuar 18 sosh.

Xhiron e ardhshme, Shkëndija e ka ndaj Pelisterit si vendase, derisa Vardari e pret Makedonija GP.

Arsimi në anën tjetër i shkon Brera Strumicës, e cila është në vendin e tetë, si kandidati kryesor për një vend në elitën e futbollit maqedonas sezonin e ardhshëm.

Xhiroja e 25-të e Ligës së Parë të Maqedonisë Veriore luhet në fundjavën e parë të muajit prill./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement