Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami është shprehur i zhgënjyer me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës të cilët sot protestuan me zhurmë në Kuvend, pasi deputetët e pozitës po refuzojnë kërkesën për themelimin e një komisioni parlamentar që do ta hetonte shtrenjtimin e rrymës, me rrethanat para dhe pas këtij vendimi.
Bajrami u shpreh nostalgjik për legjilaturat e vjetra të Kuvendit, në të cilat tha se kishte profesorë e njerëz me integritet profesional.
“Duke shiquar sot sesionin e paraditës së Kuvendit të Kosovës, mu rikthya nostalgjia për kuvendet e legjislaturave të vitit 2001, 2004, 2007,2011,2014,në të cilat isha edhe unë deputetë i zgjedhur.. Në këto legjislatura gjysma e deputetëve ishin profesorë universitarë, njerëzë me integritet profesional, kombëtarë e etikë që kishin së paku një dekadë kontributë në procese të shtetëndërrimit”, ka shkruar Bajrami.
“Kurse sot pamja e kuvendit duket shumë e zymtë, me deputetë që as fshati i tyre nuk i njeh, pas asnjë përvojë pilitike, e që të vetmen cilësi që e demonstrojnë është militanizmi politikë. Natyrishtë, këtu ka përjashtime me pak deputetë të ndershëm, që shurdhohen në llumin e dreputetëve të padishëm dhe pa inetegritet”, ka shtuar ai.
Veçanërisht, ai ndjehet i zhgënjyer nga deputetët e PDK-së.
“Në mënyrë të veqantë më zhgënjyan kolegët deputetë të PDK-së, që sot zgjodhen zhurmen e tavolinave si mjet politikë. Nuk ka qenë asnjiherë në ADN e PDK- së zhurma, dhuna si mjet i veprimit politik. PDK është ndërtua me logjiken shtetëformuese, kushtetuese e ligjore dhe metodat e tilla asnjëherë nuk do të mbështeten nga elektorati i saj. Përvoja e dikurshme e partisë në pushtet me veprime destruktive nuk duhet të praktikohet nga partitë shtetformuese”, ka shkruar Bajrami.
Ish-ministri tha se deputetët duhet ta lënë partinë në pushtet për një mandat të plotë “në mënyrë që ajo të marrë faturen e mirëqeverisjes/keqëqeverisjes nga qytetaret e Kosovës në fund të mandatit të plotë kushtetues”.
“Përdorja e metodave jashtë parlamentare, zhurma, përplasja e tavolinave janë një amnesti për traditen e dhunës parlamentare,e përdorur nga opozita e më herëshme”, ka shkruar ai.
“Demokracia parlamentate në të gjitha vendet demokratike ka rritur standartet e qeverisjes dhe të etikes politike. Fatkeqësishtë në shtetin tonë këto standarde kanë degraduar në nivele shumë të ulëta”, theksoi Bajrami.
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...