Arsim Bajrami: Rubin e tha saktë, Thaçi s'kishte autoritet të vendoste i vetëm për Rambujenë - Gazeta Express
string(89) "arsim-bajrami-rubin-e-tha-sakte-thaci-skishte-autoritet-te-vendoste-i-vetem-per-rambujene"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 17:48

Arsim Bajrami: Rubin e tha saktë, Thaçi s’kishte autoritet të vendoste i vetëm për Rambujenë

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 17:48

Profesori dhe ish-ministri Arsim Bajrami, në një intervistë për FRONTAL të T7 ka folur për dëshminë e James Rubin në Gjykatën Speciale të Hagës, shkruan Express.

Bajrami ka thënë se Rubin ka qenë shumë i sakt meqë Hashim Thaçi s’ka pasur autoritetin që të vendosë i vetëm për Marrëveshjen e Rambujesë.

“Z.Thaci nuk e ka pasur autoritetin që të vendosë vetë për Rambujenë. Ka pasur tri lloj kufizimesh, ka qenë me rendësi që komandantët e zoanve ta pranojnë marrëveshjen, Thaci s’e kishte kapacitetin të marrë vendime. Thaci s’ka mundur të vendosë asgjë, sepse ka qenë drejtues politik. Vendimarrrës kanë qenë komandantët e zoanve, secili për zonën e vetë”, ka thënë Bajrami.

“Rubin e shpjegoi UÇK-në si një guerilë patriotike pa strukturë”, ka shtuar tutje ai./GazetaExpress/