Arsim Bajrami fajëson shoqërinë civile për gjendjen në arsim - Gazeta Express
string(60) "arsim-bajrami-fajeson-shoqerine-civile-per-gjendjen-ne-arsim"

Arsim Bajrami fajëson shoqërinë civile për gjendjen në arsim

Gazeta Express

03/12/2019 17:45

Ish ministri i Arsimit në Kosovë, Arsim Bajrami, duke folur në Frontal në T7 ka thënë se pjesë të fajit e përgjegjësisë për këtë nivel është edhe shoqëria civile.

‘’Më shumë pare kanë pasur organizatat e shoqërisë Civile se sa Ministria. Ku janë efektet e fondeve që ka dhënë Bashkimi Europian për të ndihmuar në përmirësimin e arsimit në Kosovë’’, ka thënë Bajrami.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se gjendja e tanishme është një turp shtetëror. Bajrami ka thënë se në kohën sa ka qenë ministër ka pasur presione politike, dhe nuk ka pasur përkrahje të mjaftueshme që të bëjë ndryshime./Express/