Arsenijeviq reagon pasi u gjet armatim në një shtallë të tij: Inskenim, banorët kanë vërejtur lëvizje të personave të panjohur - Gazeta Express
string(124) "arsenijeviq-reagon-pasi-u-gjet-armatim-ne-nje-shtalle-te-tij-inskenim-banoret-kane-verejtur-levizje-te-personave-te-panjohur"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 18:03

Arsenijeviq reagon pasi u gjet armatim në një shtallë të tij: Inskenim, banorët kanë vërejtur lëvizje të personave të panjohur

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 18:03

Politikani serb Aleksandar Arsenijeviq, ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se Policia e Kosovës në objektin e tij ka gjetur “armatim të mjaftueshëm sa për një njësit terrorist”.

Arsenijeviq ka thënë se kjo është “një përpjekje për ta hequr qafesh politikisht”.

Ai ka thënë se shtalla ku u gjetën armët ishte e hapur gjatë gjithë kohës, sipas tij nga tetori i vitit të kaluar, dhe se kali i tij ishte brenda qe 15 ditë.

Sipas tij, banorët e Vallaqit “raportuan lëvizje të dyshimta të fytyrave të panjohura” në polici muajin e kaluar.

Tutje, ai ka thënë se nuk e përjashton mundësinë  që kjo lidhet edhe me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sveçla ka thënë se operacioni është ndihmuar nga AKI dhe Prokuroria, si dhe u monitorua nga KFOR’i dhe EULEX. /Gazeta Express