string(51) "arsenijeviq-paralajmeron-formimin-e-rojes-se-lagjes"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 7:01

Arsenijeviq paralajmëron formimin e “Rojes së Lagjes”

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 7:01

Politikani serb Aleksandër Arsenijeviq ka paralajmëruar se do të fillojë formimi i një iniciative të quajtur “Roja i Lagjes”, për, siç thotë ai, ruajtjen e komunitetit.

Ai thotë se kjo po bëhet siç pretendon ai, për shkak të sulmeve e ngacmimeve seksuale në qytet dhe fton qytetarët pa dallim feje e etnie, t’i bashkohen, raporton Kossev.

Arsenijeviq njofton se ditëve në vazhdim serbët në veri ‘do të fillojnë organizimin e ekipeve nëpër rrugë dhe lagje, ndarjen e detyrave dhe kontakteve, si dhe mbajtjen e trajnimeve për njohjen dhe raportimin e rrezikut’.

Një paralajmërim i tillë vjen në kohën kur po mbyllen institucionet paralele, derisa rendin në veri e mban Policia e Kosovës.