Arsenali siguron kalimin në raundin e katërt të EFL Cup - Gazeta Express
string(55) "arsenali-siguron-kalimin-ne-raundin-e-katert-te-efl-cup"

Futboll

Gazeta Express

24/09/2025 22:55

Arsenali siguron kalimin në raundin e katërt të EFL Cup

Futboll

Gazeta Express

24/09/2025 22:55

Arsenali është bërë skuadra e fundit që ka siguruar kalimin në raundin e katërt të EFL Cup, pasi mbrëmë mposhti skuadrën modeste angleze, Port Vale, me rezultat 0-2.

Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për “Topçinjtë”. Që në minutën e 8-të, përforcimi i ri i skuadrës nga Londra, Eberechi Eze, shënoi golin e parë, duke regjistruar realizimin e tij të parë në fanellën e Arsenalit që prej transferimit nga Crystal Palace gjatë verës.

Ky gol e qetësoi ekipin e Mikel Artetës, i cili dominoi posedimin dhe kontrolloi ritmin e lojës për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Megjithëse Port Vale u përpoq të rezistonte dhe të befasojë me kundërsulme, Arsenali vazhdoi të kërcënojë portën kundërshtare.

Fitorja u vulos në minutën e 86-të nga Leandro Trossard, i cili përfitoi nga një aksion i shpejtë i londinezëve për të dyfishuar rezultatin dhe për të siguruar kualifikimin.

Me këtë fitore, Arsenali iu bashkua Manchester City-t, Tottenham-it dhe Newcastle United, të cilët tashmë kishin siguruar kalimin më herët gjatë natës së sotme. /GazetaExpress/