Arsenali u rikthye në Ligën e Kampionëve pas gjashtë viteve, ku ndeshjen e parë do ta luan kundër një kundërshtari që e njeh mirë, pasi që vitin e kaluar ishin përballur më të në Ligën e Europës
Pasi që ishin përballur vitin e kaluar në Ligën e Europës, ku këto skuadra luanin në Grupin A, Arsenali dhe PSV tani do të kenë një test tjetër duke luajtur në elitën e futbollit europian.
Arsenali ishte pjesëmarrës rregullisht në këtë garë nga viti 2000 deri më 2017, por që gjashtë vitet e fundit ata ishin jashtë Ligës së Kampionëve. Formë të luhatshme dhe pjesëmarrje më të kufizuar në Ligën e Kampionëve kanë pasur edhe PSV Eindhoven.
Skuadra e Mikel Artetës hynë në këtë ndeshje pa humbje në pesë ndeshjet e para në Premier Ligë, ku ka 4 fitore dhe një barazim. Arteta ka bërë rotacion në skuadër pasi që mendjen e ka edhe të ndeshje e së dielës kundër Tottenhamit.
Kështu në formacion sot për Arsenalin janë bërë këto ndryshime ku në vend të Veira ka startuar Kai Havertz kurse në sulm Arteta nga minuta e parë ka vendosur Jesus dhe jo Nketiah. Trossard e zëvendëson të lënduarin Martinelli. Saka është një emër tjetër që ka startuar në formacionin e Artetës.
Në anën tjetër Peter Bosz, trajner i PSV Eindhoven ka vendosur që të startojë me formacion tejet sulmues me Lang, Luuk De Jong dhe Bakayoko që do të luajnë në sulm. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:
🔴 𝗧𝗘𝗔𝗠𝙉𝙀𝙒𝙎 ⚪️
— Arsenal (@Arsenal) September 20, 2023
🥁 Introducing our @ChampionsLeague line-up for tonight's game with PSV Eindhoven…
COME ON YOU GUNNERS! pic.twitter.com/4ozt5oBVgG
Arsenal
PSV Eindhoven
Ndeshja fillon në ora 21:00 në Emirates Stadium në Londër të Anglisë