Arsenali po fiton pas pjesës së parë në Derbin e Londrës Veriore ndaj Tottenhamit.
“Gunners” po fitojnë 2-0 ndaj Tottenhamit në “Emirates”.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Leandro Trossard në minutën e 36-të të takimit, pas një asistimi nga Mikel Merino.
Golin e dytë, Arsenali e gjeti pas pesë minutave, kur Eberechi Eze shënoi për 2-0.
Momentalisht, me këtë rezultat, Arsenali shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e parë, teksa Tottenhami mbetet i nënti me 18 pikë./GazetaExpress/