Arsenali planifikon rikthimin e Gnabryt - Gazeta Express
string(39) "arsenali-planifikon-rikthimin-e-gnabryt"

Sport

Gazeta Express

26/05/2022 17:11

Arsenali planifikon rikthimin e Gnabryt

Sport

Gazeta Express

26/05/2022 17:11

Arsenali raportohet se e dëshiron rikthimin e Serge Gnabryt në skuadër.

E ardhmja e 26-vjeçarit aktualisht është subjekt i shumë spekulimeve, teksa ai ka kontratë të vlefshme me Bayern Munichin deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas “Bild”, kampioni gjerman i ka ofruar Gnabryt mundësinë për të dyfishuar pagën e tij me një kontratë të re, por lojtari ka rezerva për të rinovuar kontratën e tij pasi nuk është i sigurt nëse do të jetë një lojtar kyç në të ardhmen.

Sipas Christian Falk , Arsenali dëshiron të nënshkruajë me reprezentuesin gjerman, por dështimi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve thuhet se mund t’ia prishë planet klubit nga Londra.

Gazetari gjerman pretendon se “Topçinjtë” mund të presin dhe pastaj të nënshkruajnë me të si lojtar të lirë në vitin e ardhshëm.

Real Madridi raportohet se është klubi tjetër interesuar për shërbimet e Serge Gnabryt. /Gazeta Express/