Arsenali në krizë, kërkon kthesën ndaj West Hamit - Gazeta Express
string(48) "arsenali-ne-krize-kerkon-kthesen-ndaj-west-hamit"

Gazeta Express

09/12/2019 12:20

Arsenali në krizë, kërkon kthesën ndaj West Hamit

Gazeta Express

09/12/2019 12:20

Arsenal nuk fiton prej 7 javësh në kampionatin anglez, teksa ka regjistruar 3 humbje e 4 barazime, që e kanë zbritur në gjysmën e dytë të tabelës së renditjes, duke komplikuar jo pak objektivat sezonalë.

As ndryshimi në pankinë me shkarkimin e Unai Emery dhe emërimin si trajner të përkohshëm të Freddi Ljungberg, nuk solli rezultat, pasi me suedezin në stol “Topçinjtë” kanë marrë një barazim dhe një humbje.

Lexo Edhe:

Momentalisht Arsenali pozicionohet në vendin e 11 me vetëm 19 pikë të grumbulluara në 15 ndeshje, ndërsa zona Champions është 10 pikë larg, ndaj për të mbajtur gjallë shpresat, duhet që të dalin me 3 pikë nga transferta ndaj West Hamit.

Edhe këta të fundit nuk janë në një situatë fort të mirë, pasi kanë grumbulluar vetëm 16 pikë dhe janë shumë pranë zonës së rënies, ndaj sfida përballë Arsenalit pritet të jetë goxha e luftuar nga të dy ekipet.

Ndeshja e fundit e javës së 16 të Premier League-s, West Ham-Arsenal do të zhvillohet mbrëmjen e sotme dhe do të transmetohet në orën 21:00 live në ekranin e Supersport 2.