Arsenali ndalet me barazim nga Evertoni në shtëpi - Gazeta Express
string(49) "arsenali-ndalet-me-barazim-nga-evertoni-ne-shtepi"

Sport

Gazeta Express

14/12/2024 17:58

Arsenali ndalet me barazim nga Evertoni në shtëpi

Sport

Gazeta Express

14/12/2024 17:58

Arsenali nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë kundër Evertonit.

Ndeshja Arsenal – Everton përfundoi pa gola ndërsa u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 16-të të Premier Leagues.

Lexo Edhe:

Te skuadra e Evertonit, sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, u paraqit nga minuta e 66-të.

Për Brojën kjo ishte ndeshja e dytë e zhvilluar këtë edicion në kampionatit anglez.

Arsenali kishte 13 tentime për gol, por që fund nuk arriti t’i konkretizoj.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Mikel Arteta, ishte më dominuese në ndeshje dhe kishte më shumë posedimin e topit.

Arsenali ka 30 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.

Evertoni ka 15 pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.