Arsenali mposht West Hamin dhe merr përkohësisht primatin - Gazeta Express
string(57) "arsenali-mposht-west-hamin-dhe-merr-perkohesisht-primatin"

Futboll

Gazeta Express

04/10/2025 17:57

Arsenali mposht West Hamin dhe merr përkohësisht primatin

Futboll

Gazeta Express

04/10/2025 17:57

Arsenali ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë.

“Topçinjtë” triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj West Ham, në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit anglez.

Declan Rice kaloi vendasit në epërsi në minutën e 38-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

E për 2:0 dhe epilogun e këtij takimi u përkujdes Bukayo Saka i cili shënoi në minutën e 67-të nga penalltia.

Me këtë fitore, Arsenal tani shkon në kuotën e 16 pikëve dhe merr përkohësisht pozitën e parë me një pikë më shumë se Liverpool që luan pas pak ndaj Chelseat.

Në anën tjetër, West Ham mbetet i parafundit me katër pikë të grumbulluara nga shtatë ndeshjet e para të sezonit. /Gazeta Express/