Arsenali ka arritur një fitore të rëndësishme në Liverpool duke e mundur Evertonin me rezultat të ngushtë 0-1. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Trossard në minutën e 69-të
Ndeshja e pestë, fitorja e katërt për Arsenalin dhe vendi i katër për Arsenalin në Premier Ligë.
Arsenali ka arritur një fitore të rëndësishme në Liverpool kundër Evertonit, ndaj një skuadre që nuk ka pasur rezultate të mira viteve të fundit.
Arsenali shënoi një gol edhe në pjesën e parë me anë të Martinellit (20’) . Ai mori një pasim të mirë nga Veira por goli u anulua pasi që Eddie Nketiah që mori pjesë në organizimin e aksionit paraprakisht kishte qenë në pozitë jashtëloje.
Pos këtij rasti, pjesa e parë nuk pati më raste që bën që dy skuadrat të kalojnë në epërsi.
Arsenali e nisi shumë fuqishëm pjesën e dytë ku rrezikoi portën që në minutën e 47-të. Odegaard u shërbye mirë në zonë por nuk goditi si duhet dhe për Pickford ishte një pritje e lehtë.
Arsenali vazhdoi që të bën presion dhe erdhi tek goli në minutën e 69-të.
Ishte një aksion shumë i mirë i ndërtuar nga Arsenali ku Saka asistoi për Trossard që zhbllokoi sfidën ndaj një mbrojtje shumë mirë të organizuar të Everton.
Arsenali shumë lehtë ka mundur që ta dyfishoi epërsinë kur në minutën e 78-të Veira bëri një goditje por që u bllokua nga mbrojtja vendase.
Një minutë më parë, Odegaard pati një goditje të mirë por ishte Pickford që ia mohoi golin atij me pritjen që bëri.
Deri në fund të ndeshjes, Arsenali arriti që të mbrohet mirë dhe ta ruajë rezultatin dhe kështu të kthehet në Londër me tre pikë.
Everton në ndeshjen e ardhshme do të jetë mysafirë i Everton derisa Arsenali do të luan kundër PSV Eindhoven në Ligën e Kampionëve kurse në Premier Ligë do të këtë ndeshjen derbi kundër rivalit të tyre lokal, Tottenham Hotspur.
Kjo fitore e dërgon Arsenalin në vendin e katër me 13 pikë pas xhiros së pestë aq pikë sa ka Tottenham dhe Liverpool që janë në vendin e dytë përkatësisht të tretë. /GazetaExpress/