Arsenali me ekipin e të rinjve, eliminon Leicesterin - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

23/09/2020 22:46

Arsenali me ekipin e të rinjve, eliminon Leicesterin

Futboll

Gazeta Express

23/09/2020 22:46

Arsenali ka kaluar në raundin e katër të Carabao Cup duke eliminuar Leicester City si mysafirë. Shumica e ekipit të Mikel Arteta ishin me lojtarë të rinj nga Akademia e Arsenalit, por që kanë mjaftuar për ta fituar ndeshjen dhe kaluar në raundin e katër të Carabao Cup

Arsenali ka kaluar në rrethin e katër të Carabao Cup duke eliminuar Leicester City në rrethin e katër.

Ishte kjo ndeshja kryesore e këtij rrethi, pasi që Arsenali do të përballej me ekipin më të vështirë në këtë garë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por Arsenali u shfaq i rrezikshëm që në minutat e parë ku goditi shtyllën me Nelson.

Në pjesën e dytë Arsenali prapë ishte më kërkues por goli erdhi pas një gabimi katastrofal të mbrojtjes se Leicesterit.

Ishte një depërtim i mirë i Pepe, por mbrojtja vendase në tentim për ta larguar topin shënon autogol. Fatkeq në këtë rast ishte Christian Fuchs në minutën e 57-të.  

Leicester tentoi të kthehet në lojë, bëri edhe disa zëvendësime por nuk arritën të goli.

E kur nuk shënon pëson.

Arsenali do ta gjente golin e dytë, që doli të jetë goli i fitores për ta në minutën e 91-të të ndeshjes.

Ishte i riu Nketiah që shënoi pas një depërtimi të Bellerine duke shënuar kështu golin e dytë dhe duke u kaualifikuar në rrethin e katër ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Lincoln City-Liverpool. /GazetaExpress/