Arsenali interesohet për yllin e Realit, mësohet qëndrimit i klubit madrilen - Gazeta Express
string(75) "arsenali-interesohet-per-yllin-e-realit-mesohet-qendrimit-i-klubit-madrilen"

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 16:40

Arsenali interesohet për yllin e Realit, mësohet qëndrimit i klubit madrilen

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 16:40

Real Madrid pati një merkato shumë të suksesshme këtë verë, duke arritur të mbajë lojtarët kryesorë të skuadrës së parë dhe njëkohësisht të përforcohet me emrat Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen, Franco Mastantuono dhe Álvaro Carreras. Rodrygo Goes ishte afër një largimi drejt Premier League apo Bayern Munich, ndërsa interesim kishte pasur edhe për Arda Guler.

Guler pati dy sezone të vështira në Madrid, por me ardhjen e Xabi Alonsos si trajner, ai ka lulëzuar. Nëse Carlo Ancelotti do të kishte qëndruar, ekzistonte mundësia që ai të largohej, me disa klube që kishin menduar ta tërhiqnin nga “Santiago Bernabéu”.

Një prej tyre ishte Arsenali, i cili ka kohë që ndjek Gulerin. Së fundmi, sipas CaughtOffside, ata e kanë riaktivizuar interesimin, dhe bashkë me rivalët londinezë Tottenham Hotspur, e kanë skautuar mesfushorin kreativ të Realit në javët e fundit.

Përveç Arsenalit dhe Tottenhamit, në ndeshje të La Ligës janë parë edhe skautë të Newcastle United, Milanit, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig. Këto klube mendojnë se mund të shfaqen mundësi për ta afruar Gulerin në vitin 2026, nëse roli i tij në Madrid zvogëlohet pas rikthimit të Jude Bellingham nga një operim në shpatull.

Megjithatë, Real Madrid dhe Xabi Alonso janë të qartë: Guler nuk është në shitje. Raporti thekson se klubi “e ka bërë qëndrimin të qartë, Arda nuk është në treg. Nuk ka një çmim, pasi ai shihet si investim për suksesin sportiv dhe strategjinë afatgjatë.”

Vendimi duket më se logjik për Real Madrid, pasi Guler ka shkëlqyer këtë sezon, madje ishte pika më e ndritshme e skuadrës edhe në humbjen e fundit në derbin e Madridit./GazetaExpress/