Arsenali i thotë “jo” Dani Ceballos


Gazeta Express
23 Janar 2020 22:37

Ceballos dëshiron që të largohet nga Arsenali në mënyrë që ta këtë një mundësi të tij për të luajtur në Euro 2020 por Arsenali nuk dëshiron që ai të largohet kurse Real Madridi nuk dëshiron që të involvohet

Dani Cebellos dëshiron që të largohet nga Arsenali dhe ta përfundoj huazimin e tij në Londër. Një marrëveshje që Real Madridi ta kthejë lojtarin mbetet e komplikuar, megjithatë, Arsenali i ka thënë lojtarit dhe klubit të tij, Real Madrid, që ata nuk do ta lejojnë largimin e tij në këtë afat. Mesfushori nuk është në planet e Mikel Artetas (ai nuk ka luajtur asnjë minutë me menaxherin e ri) por bordi i klubit ende mendon që ai mund të bëhet një lojtar i rëndësishëm.

Situata është komplikuar për shkak se vendimi që të largohet nga klubi është bërë nga Ceballos dhe vet Ceballos. Unai Emery ishte trajneri i cili kërkoi shërbimet e tij dhe Real Madridi dëshironte që lojtari të largohej me Zidane që po ashtu nuk llogarit në shërbimet e tij.

Ceballos e ka negociuar kontratën e tij me Arsenalin dhe ka nënshkruar një marrëveshje që e lejon atë të largohet nga Emirates në fund të sezonit. Real Madridi beson që këtë situatë ai ka nevojë që ta rizgjedh vet dhe ia kanë lënë atij dhe Arsenalit ta zgjedhin. Është një situatë tjetër me atë te Jesus Vallejo, i cili i është bashkuar Granadan, me Real Madridin që është involvuar duke dhënë nuanca që ai mund të largohet në Ëolves. Nuno Espirito Santo nuk llogariti në mbrojtësin dhe një marrëveshje u arrit.

Ende ka kohë deri në fund të afatit të transferëve por Arsenali nuk duket se ka ndryshuar mendjen në këtë problem. Madridi nuk do t’i bëj presion derisa klubet vazhdojnë të kenë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe nuk dëshirojnë që këto gjëra të ndryshojnë. Ata janë të shqetësuar me situatën e Ceballos por ishte vendimi i tij të shkoj në Londër dhe të punojë për një vend atje.

Ceballos është i shqetësuar se nuk do ia del të ftohet nga Spanja për Euro 2020. Ai është larguar nga Madridi në mënyrë që të këtë më shumë minuta të luajtura dhe të ftohet në këtë garë por me ndryshimet e trajnerit në Arsenal gjëra kanë marrë kthesë radikale. Valencia është ofruar për ta marrë atë në huazim por Arsenali nuk dëshiron ta largojë. /GazetaExprses/

Te fundit


Kthehu lart