Arsenali para pak minutave zyrtarizoi transferimin e qendërmbrojtësit Ben White nga Brighton për 58 milionë euro.
Ndërsa, fokusi i “Topçinjve” tani do të jetë ta bindin Granit Xhakën të qëndrojë në Londër, shkruan Gazeta Express.
Sipas The Athletic, Arsenali i ka ofruar kontratë të re futbollistit me prejardhje kosovare, ndërsa bordi ka besim se do të arrijnë ta bindin.
Xhaka ka gjetur dakordin me Romën për kushtet personale, megjithatë nuk është arritur një marrëveshje mes klubeve.
After Ben White deal, Arsenal are focused on Xhaka. New contract proposed as per @TheAthletic – board confident to convince him. ⚪️? #AFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 30, 2021
Xhaka agreed personal terms with AS Roma but NO agreement between clubs.
Locatelli deal not progressing – Juventus always leading the race.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho e dëshiron me çdo kusht Xhakën në kryeqytetin italian dhe pas paraqitjeve në Euro 2020, dëshira e tij për ta pasur në skuadër është rritur edhe më shumë. /Gazeta Express/