Arsenali i falet golit të Bukayo Sakas, shkëputet më shumë në krye - Gazeta Express
string(66) "arsenali-i-falet-5golit-te-bukayo-sakas-shkeputet-me-shume-ne-krye"

Futboll

Gazeta Express

04/03/2026 22:38

Arsenali i falet golit të Bukayo Sakas, shkëputet më shumë në krye

Futboll

Gazeta Express

04/03/2026 22:38

Arsenali po vazhdon fuqishëm garën për titullin e parë pas 22 vitesh, ndonëse me vështirësi mori tri pikë ndaj Brightonit.

Në “AmEx Stadium”, Arsenali mori tri pikë të mëdha në garën për titull, me shifrat prej 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Bukayo Saka në minutën e nëntë të ndeshjes.

Ai gol erdhi disi me fat, pasi pas goditjes nga anglezi, topi u devijua pakëz nga trupi i Carlos Balebas dhe hyri ndërmjet këmbëve të Bart Verbruggen.

Gjatë tërë ndeshjes pastaj, Brightoni pati rastet më të mira, mirëpo nuk arriti ta thyejë mbrojtjen e ta mposht portierin, David Raya.

Me këto tri pikë dhe pas barazimit të Manchester Cityt me Nottinghamin, Arsenali shkon në 67 pikë në krye të tabelës, me shtatë pikë më shumë se City – që ka edhe një ndeshje më pak.

Ndërkohë, Brightoni zë pozitën e 12-të në tabelë me 37 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement