Arsenali ka vazhduar me fitore në Premierligë edhe në xhiron e dytë të saj.
“Topcinjtë” triumfuan në shtëpi ndaj Leeds me rezultat të thellë 5:0, shkruan Gazeta Express.
Jurren Timber kaloi vendasit në epërsi në minutën e 34-të, pas një goli me kokë.
Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Saka realizoi për 2:0, i asistuar nga Timber.
Starti i pjesës së dytë ishte i sulmuesit suedez, Victor Gyokeres që shënoi golin e parë për Arsenalin.
Jurren Timber e konfirmoi një natë magjike me golin e tij të dytë sonte, krahas edhe një asistimi në minutën e 56-të.
Krejt në minutën e pestë shtesë, Gyokeres realizoi nga penalltia për 5:0.
Me këtë fitore, Arsenali ka gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para, kurse Leeds mbetet me tri pikë të grumbulluara.