Arsenali fiton ndaj Wolves, merr përkohësisht primatin në Premierligë - Gazeta Express
string(68) "arsenali-fiton-ndaj-wolves-merr-perkohesisht-primatin-ne-premierlige"

Arsenali fiton ndaj Wolves, merr përkohësisht primatin në Premierligë

Futboll

Gazeta Express

20/04/2024 22:27

Arsenali është rikthyer te fitoret në Premierligë.

“Topcinjtë” triumfuan 0:2 në udhëtim ndaj Wolves në kuadër të javës së 34-të të elitës së futbollit anglez.

Lexo Edhe:

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e fundit të pjesës së parë, shkruan Gazeta Express.

Ishte Trossard i cili realizoi pas asistimit nga Gabriel Jesus.

E krejt në sekondat e fundit ishte Odegaard që realizoi për 0:2.

Me këtë fitore, Arsenali bëhet përkohësisht lider në tabelë me 74 pikë, një më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Wolves mbetet i 11-ti me 43 pikë.