Arsenali fiton ndaj Lutonit, merr përkohësisht primatin - Gazeta Express
string(54) "arsenali-fiton-ndaj-lutonit-merr-perkohesisht-primatin"

Arsenali fiton ndaj Lutonit, merr përkohësisht primatin

Gazeta Express

03/04/2024 22:32

Arsenali ka shënuar fitore 2:0 në ndeshjen ndaj Luton Town, në kuadër të javës së 31-të bë Premierligë.

Ishte Odegaard i cili realizoi pas 24 minutave lojë, pas asistit të Kai Havertz.

Lexo Edhe:

Kurse në minutën e 44-të, Hashioka shënoi autogol për 2:0.

Me këtë fitore, Arsenali ka marrë primatin në elitën e futbollit anglez.

“Topçinjtë” kanë 68 pikë në vendin e parë, një më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Kurse, Luton mbetet i parafundit me 22 pikë të grumbulluara.