Arsenali e refuzon ofertën e shkëmbimit Saliba-Rodrygo - Gazeta Express
string(54) "arsenali-e-refuzon-oferten-e-shkembimit-saliba-rodrygo"

Futboll

Gazeta Express

17/08/2025 21:33

Arsenali e refuzon ofertën e shkëmbimit Saliba-Rodrygo

Futboll

Gazeta Express

17/08/2025 21:33

Real Madrid ka dështuar në përpjekjen për të transferuar William Saliban nga Arsenali, pasi londinezët kanë refuzuar një ofertë shkëmbimi me brazilianin Rodrygo Goes.

“Los Blancos” e kanë pasur mbrojtësin francez në listë prej kohësh, por Arsenali po punon për ta mbajtur atë me kontratë afatgjatë, e cila skadon në vitin 2027.

Për Saliban, “Topçinjtë” pritet të kërkojnë rreth 80 milionë euro, ndërsa Real Madrid mbetet i hapur të presë edhe për një transferim të lirë në të ardhmen.

Ndërkohë, e ardhmja e Rodrygos është ende e paqartë, me Manchester City që mund të bëjë një ofertë për të para mbylljes së merkatos.