Arsenali e nis me fitore sezonin e ri në Premier Ligë - Gazeta Express
string(53) "arsenali-e-nis-me-fitore-sezonin-e-ri-ne-premier-lige"

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 22:55

Arsenali e nis me fitore sezonin e ri në Premier Ligë

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 22:55

Crystal Palace-Arsenal ishte ndeshja hapëse e Premier Ligës. Arsenali arriti që të fitojë ndeshjen e parë në Premier Ligë duke e mposhtur rivalin e qytetit, Crystal Palace me rezultat 0-2. Ky është një fillim i mbarë për Arsenalin pasi që sezonet e tjera nuk ishin edhe aq të mira për Gunner. Martinelli (20) dhe shënuan gol në pjesën e parë me Gabriel Martinelli (20) dhe Guehi (85 autogol) ishin golashënuesit e kësaj ndeshje

Ka filluar edhe sezoni i ri në Premier Ligë, me ndeshjen hapëse që e ka zhvilluar Arsenali kundër rivalit të tyre të qytetit, Crystal Palace.

Lexo Edhe:

Pjesa e parë filloi shumë më mirë për Arsenalin, të cilët rrezikuan qysh në minutën e katër të ndeshjes.

Gabriell Martinelli e humbi këtë shanse ku ishte ballë për ballë portierit të Crystal Palace, por ai goditi jashtë, jo shumë larg shtyllës së djathtë të portës.

Megjithatë, Gabriell Martinelli do të shënonte një gol të bukur në minutën e 20-të të ndeshjes.

Goli erdhi pas një ndërprerje. Rivënien nga këndi e gjuajti Saka ku gjeti Zinchenkon. Ukrainasi pasoi me kokë për Martinellin i cili shënon po ashtu me kokë.

Minuta e 35-të e ndeshjes ngjalli dyshime së Gabriell ka prekur topin me dorë, por referi nuk mendoj kështu pasi që prekja ishte me dorë të lirë.

Rasti më i mirë për Crystal Palace ishte në minutën e 42-të kur Odsonne Edouard goditi me kokë por ishte Aaron Ramsdale që bëri një pritje brilante.

Pjesa e parë do të përfundonte me rezultat të ngushtë prej 0-1 për Arsenalin.

Crystal e fillon më mirë pjesëlojën e dytë ku Eberechi Eze hynë në mundësi të mirë për të shënuar por ishte prapë Ramsdale heroi i Arsenalit që e priti atë goditje.

Minutat e radhës ishin më të mirë për Crystal që vazhdimisht bënin presion para portës së Arsenalit për ta shënuar golin e barazimit.

Por, në momentet më të mira të Crystal Palace Arsenali do të shënojë golin e dytë.

Kjo erdhi pasi që Arteta freskoi skuadrën me Eddie Nketiah dhe Kieran Tierney. Ishte pikërisht Nketiah që nisi Saka. Ai bëri një goditje të mirë me të djathtën e tij e cila u devijua nga mbrojtësi i Crystal Palace Guehi që shënoi autogol në minutën e 85-të të ndeshjes.

Minutat në vazhdim ishin të qeta, me Crystal Palace që duket u pajtua me humbjen.

Kështu Arsenali arkëtoi pikët e para në këtë sezon duke fituar një derbi londinez qysh në xhiron e parë të këtij sezoni. /GazetaExpress/