Arsenali e mposht Liverpoolin në kurriz të gabimeve trashanike të të kuqve - Gazeta Express
string(75) "arsenali-e-mposht-liverpoolin-ne-kurriz-te-gabimeve-trashanike-te-te-kuqve1"

Arsenali e mposht Liverpoolin në kurriz të gabimeve trashanike të të kuqve

Gazeta Express

15/07/2020 23:17

Arsenali e ka mundur 2:1 Liverpoolin falë dy gabimeve trashanike në mbrojtjen e të kuqve, duke i mbajtur gjallë shpresat për t’u kualifikuar në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm dhe, njëkohësisht, duke ia shuar shpresat skuadrës së Jurgen Kloppit për të shkruar historinë në Premierligë.

Alexandre Lacazette dhe Reiss Nelson shkaktuan dëm të mjaftueshëm, në kurriz të gabimeve katastrofë nga Virgil van Dijk dhe Alisson Becker, për t’ia siguruar një fitore me përmbysje Arsenalit pasi Sadio Mane e kishte kaluar në epërsi Liverpoolin herët në pjesën e parë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në një ndeshje të mbizotëruar nga skuadra e Jurgen Klopp, vendasit i shënuan dy gola nga po aq goditje brenda kornizës së portës së Alissonit.

Mane e kaloi Liverpoolin në epërsi pas 20 minutave lojë, duke e futur topin në portë nga afërsia pas një asisti nga Andreë Roberston.

Kur akrepat shënuan gjysmë ore lojë, Lacazette e barazoi rezultatin duke e shfrytëzuar një top të kthyer mbrapa gabimisht nga Van Dijk.

Një minutë para fundit të pjesës së parë, Nelson shënoi në portën boshe pasi një asisti nga sulmuesi francez, i cili përsëri përfitoi nga gabimi i mbrojtjes së të kuqve, kur Alisson ia pasoi topin në këmbë.

Kjo humbje nënkupton se Liverpooli nuk do të mundë ta thyejë rekordin për më së shumti pikë në një sezon në histori të Premierligës, pasi maksimumi që skuadra e Kloppit mund të arrijë është 99 pikë. Rekordi është 100 pikë, i vendosur nga Manchester City.

Por për Arsenalin, ky triumf është vendimtar në përpjekjet e tij për ta zënë një vend që dërgon në Ligën e Evropës.

Skuadra e Mikel Artetes tani mbledh 53 pikë në vendin e nëntë, tri më pak se vendi i gjashtë, që mbahet nga Wolves.  /Gazeta Express/