Arsenali e gjen zëvendësuesin 40 milionë eurosh të Granit Xhakës - Gazeta Express
string(64) "arsenali-e-gjen-zevendesuesin-40-milione-eurosh-te-granit-xhakes"

Futboll

Gazeta Express

10/06/2021 12:12

Arsenali e gjen zëvendësuesin 40 milionë eurosh të Granit Xhakës

Futboll

Gazeta Express

10/06/2021 12:12

Arsenali e ka gjetur tashmë zëvendësuesin e mundshëm të Granit Xhakës, i cili pritet t’i bashkohet Romës në Serie A këtë verë.

Topçinjtë janë të gatshëm t’i derdhin 40 milionë euro për mesfushorin e Wolves, Ruben Neves, të cilin e shohin si zëvendësues të përkryer të Xhakës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Xhaka është kërkesë e veçantë e trajnerit të ri të Romës, Jose Mourinho, prandaj pritet t’i bashkohet klubit nga Serie A pas Kampionatit Evropian 2020, ku mesfushori shqiptar do ta udhëheqë Zvicrën si kapiten.

Sipas Sky Sport Italia, bisedimet mes Romës dhe Arsenalit për Xhakën janë duke shënuar përparim të madh.  Klubi londinez ia hodhi poshtë ofertën e parë prej 15 milionë eurove Romës, por besohet se topçinjtë e kanë ulur dukshëm çmimin e kosovarit, nga 25 milionë euro në 17.5 milionë euro.

Xhaka është i lidhur me Arsenalin deri në verën e vitit 2023. Ai është pjesë e klubit londinez që nga viti 2016.

Sipas Goal.com, drejtuesit e Arsenalit e kanë marrë pëlqimin e trajnerit Mikel Arteta për transferimin e mesfushorit portugez Neves.

Neves, 24 vjeç, ka shumë ngjashmëri në lojën me Xhakën dhe po ashtu ka përvojë të mjaftueshme në Premierligë si lojtar i Wolves. /Gazeta Express/