Arsenali do të bëjë gjithçka për ta blerë James Rodriguezin këtë verë, sipas MARCA-s - Gazeta Express
string(83) "arsenali-do-te-beje-gjithcka-per-ta-blere-james-rodriguezin-kete-vere-sipas-marca-s"

Gazeta Express

25/03/2020 21:33

Arsenali do të bëjë gjithçka për ta blerë James Rodriguezin këtë verë, sipas MARCA-s

Gazeta Express

25/03/2020 21:33

Arsenali do të bëjë gjithçka që mundet për ta blerë yllin e Real Madridit, James Rodriguez, gjatë afatit kalimtar të verës, sipas gazetës spanjolle MARCA.

Para se përhapja e pakontrollueshme e pandemisë koronavirus ta pezullonte futbollin, mesfushori kolumbian po vuante për të luajtur në skuadrën e Zinedine Zidane pas rikthimit në klub për sezonin 2019/20, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mundësitë që ai të vazhdojë me klubin madrilen janë të vogla duke i parë rrethanat dhe faktin se ai nuk është planet e Zidane.

Prandaj, Arsenali dëshiron ta shfrytëzojë mundësinë dhe ta sjellë atë në Londër.

Trajneri Mikel Arteta e sheh kolumbianin si lojtar që i sjell cilësi shtesë sulmit.

Arsenali beson se James mund të lulëzojë përsëri në një mjedis të ri dhe dëshiron ta bëjë 28-vjeçarin lojtar kyç në projektin e së ardhshmes. /Gazeta Express/