string(76) "arsenali-assesi-te-rehatohet-me-lendime-ylli-i-sulmit-do-te-mungoje-nje-muaj"

Arsenali assesi të rehatohet me lëndime, ylli i sulmit do të mungojë një muaj

Sport

Gazeta Express

07/02/2025 23:33

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli, pritet të mbetet jashtë fushave për të paktën një muaj pas lëndimit që pësoi në kuadër të EFL Cup ndaj Neëcastle United. 

Raportimet e para bëjnë me dije se kjo është periudha kohore në të cilën ‘Topçinjtë’ do të vuajnë mungesën e 23-vjeçarit. 

Lexo Edhe:

Në rast se kjo del të jetë e vërtetë, atëherë Martinelli nuk do të jetë në gjendje të luajë ndaj Leicester City, Ëest Ham, Nottingham Forest, teksa do ishte në dyshim edhe për duelin ndaj Manchester United më 9 mars dhe vizitën tek Chelsea një javë më vonë. 

Raundi i 1/16-ave në Ligën e Kampionëve po ashtu do të luhet në atë periudhë dhe Arsenali tashmë ka siguruar kualifikimin në atë fa

Humbja e një lojtari kaq të rëndësishëm, veçanërisht në fazën ofanzive aty ku Mikel Arteta tashmë po ka probleme, ka ardhur si një goditje e rëndë për spanjollin. 

Martinelli u detyrua të largohej nga loja në minutën e 37-të pasi ndjeu një shqetësim në muskujt hamstring dhe u zëvendësua eventualisht nga Ethan Nëaneri. 

Reprezentuesi brazilian kështu i është bashkuar një liste të gjatë lëndimesh tek Arsenali, me Gabriel Jesus që ka pësuar këputje të ligamentit ACL dhe me Bukayo Saka që nuk pritet të luajë deri në mars. 

Martinelli ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 35 ndeshje këtë sezon dhe kishte mbuluar mungesën e Sakas në krahun e djathtë në javët e fundit.