Arsenal është në “pozitë të favorshme” për të nënshkruar me portierin e Espanyolit, Joan Garcia, këtë verë, ka raportuar Mundo Deportivo.
Topçinjtë janë të gatshëm të sjellin një portier rezervë gjatë afatit kalimtar të ardhshëm dhe mbeten të interesuar për të siguruar shërbimet e spanjollit, i cili prej kohësh është një objektiv i klubit.
Garcia ka një klauzolë lirimi prej 21 milionë paundësh për këtë verë, e cila mund të rritet në 25 milionë paund nëse ai nuk shitet deri në 15 ditët e fundit të afatit kalimtar.
Megjithatë, Espanyol raportohet se është i gatshëm të ndahet me portierin më herët për të shmangur humbjet financiare dhe është i përgatitur ta lejojë largimin e tij për rreth 15 milionë euro.
Arsenali e ka identifikuar Garcian si zëvendësues të Neto-s, i cili pritet të rikthehet në Bournemouth pasi huazimi i tij njëvjeçar në “Emirates” përfundon muajin tjetër.
Braziliani ishte sjellë në ditën e fundit të afatit kalimtar pasi Arsenali nuk arriti ta transferonte Garcian verën e kaluar, pasi Espanyol nuk pranoi të negociojë nën klauzolën prej 25 milionë paundësh.
Klubi katalanas tani ndodhet në një situatë më të ndërlikuar financiare dhe mund të mos jetë në gjendje ta mbajë Garcian, i cili raportohet se është i vendosur të bashkohet me Arsenalin sapo të hapet merkatoja.