Arsenal nuk e lë yllin të largohet – Saka firmos kontratën e re - Gazeta Express
string(61) "arsenal-nuk-e-le-yllin-te-largohet-saka-firmos-kontraten-e-re"

Sport

Gazeta Express

19/02/2026 16:50

Arsenal nuk e lë yllin të largohet – Saka firmos kontratën e re

Sport

Gazeta Express

19/02/2026 16:50

Arsenal ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me yllin e skuadrës, Bukayo Saka, duke i dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm drejt gjigantëve evropianë.

Sulmuesi anglez ka firmosur një marrëveshje afatgjatë, duke konfirmuar besnikërinë ndaj klubit ku është rritur si futbollist. Saka iu bashkua akademisë së “Topçinjve” në moshën 8-vjeçare dhe sot është një nga figurat kryesore të ekipit të parë, me 78 gola të realizuar në afro 300 paraqitje në të gjitha garat.

24-vjeçari së fundmi u rikthye nga një lëndim dhe menjëherë dha kontribut, duke shënuar në barazimin 2-2 ndaj Wolverhampton Wanderers.

Gjatë këtij sezoni, Saka ka regjistruar 23 paraqitje në të gjitha kompeticionet, me pesë gola dhe pesë asistime, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e tij në skemat e skuadrës londineze. Rinovimi i kontratës shihet si një lëvizje strategjike e Arsenalit për të ruajtur bërthamën e projektit afatgjatë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement