Arsenal dhe Wolves ndajnë pikët pas një fundi të çmendur në Premierligë - Gazeta Express
string(71) "arsenal-dhe-wolves-ndajne-piket-pas-nje-fundi-te-cmendur-ne-premierlige"

Sport

Gazeta Express

18/02/2026 23:11

Arsenal dhe Wolves ndajnë pikët pas një fundi të çmendur në Premierligë

Sport

Gazeta Express

18/02/2026 23:11

Arsenal mori vetëm një pikë në udhëtim ndaj Wolverhampton Wanderers, pas një ndeshjeje dramatike që përfundoi 2-2 në kuadër të xhiros së 31-të të Premier League.

Londinezët kaluan shpejt në epërsi, kur Bukayo Saka shënoi me kokë pas një topi të dërguar nga Declan Rice në minutën e 5-të. Arsenal dyfishoi epërsinë në pjesën e dytë me Piero Hincapie, pas një vendimi fillimisht të anuluar që më pas u konfirmua nga VAR për 2-0.

Por Wolves nuk u dorëzua. Në minutën e 61-të, Hugo Bueno shënoi për 2-1 pas një kombinimi të bukur me Santiago Bueno, duke e mbajtur ndeshjen të hapur.

Drama për Arsenal u kompletoi në minutën e 94-të, kur Riccardo Calafiori realizoi për Wolves në portën e tij, duke vendosur rezultatin final 2-2.

Ky barazim i mban “Topçinjtë” në kuotën e 58 pikëve, ndërsa diferenca me Manchester City mbetet minimale, duke e bërë garën për titullin në Premier League edhe më të nxehtë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement