Arroganca e despotit dhe jargët e kopésë - Gazeta Express
string(40) "arroganca-e-despotit-dhe-jarget-e-kopese"

OP/ED

Gazeta Express

06/05/2021 18:28

Arroganca e despotit dhe jargët e kopésë

OP/ED

Gazeta Express

06/05/2021 18:28

Albin Kurti nuk përfill reagimet, kërkesat apo shqetësimet e opozitës; as ato të shoqërisë civile e lere më të mediave. Askënd nuk përfill ai. Ai s’ka fije respekti për ato që quhen shtylla të një shoqërie. Ashtu siç nuk ka respekt as për turmat e tij – të cilave asnjëherë nuk iu flet direkt. As atëherë kur ato hutohen e nuk dinë si të sillen ndaj ndonjë problemi. Ai beson t’i ketë gjithë nën kontroll: popullin, fétë, opozitën, ndërkombëtarët, të gjithë përveç Donika Gërvallës, të cilën as jo vetë nuk e stabilizon dot.

Xhemal AHMETI

Lexo Edhe:

I patë skenat në Kuvend? As nuk krahasohen me ato kur fluturonin vezët, bombolat e gazit, shishet në drejtim të kryekuvendarëve. Përleshja e sotme eskaloi pasi ministrja e jashtme edhe njëherë nënvizoi qëndrimin e saj shfajësues për Serbinë [bashkë me Rusinë si sponsorizuese dhe organizatore] në disfavor të Kosovës, respektivisht ish qeverive të saja. Këto sipas saj, ata pra që gjenden në Hagë, e bënë Gjykatën Speciale dhe jo aleatët e Serbisë, të cilët me çdo kusht përpiqen ta vulosin Kosovën si produkt të terrorizmit, të krimit dhe padrejtësisë ndërkombëtare ndaj serbëve.

Se tezat e MPJ-së kjo nuk qëndrojnë, pra Kosova ta ketë bërë me dëshirë Gjykatën, siç e paraqet ajo, e di çdo fëmijë i Kosovës. Me kushtin që ai, fëmija, të jetë rritur aty. Çdo fëmijë e di se ishte presioni i aleatëve që e detyroi një gjë të tillë, me arsyetimin e njohur që thoshte se përndryshe vihet në lojë Këshilli i Sigurimit në OKB dhe kinezët e rusët do të bënin punën e tyre. Zonja Schwarz nuk është rritur në Kosovë. As është formuar aty. Në atë kohë ajo ishte e preokupuar me punë tjera: duke përkthyer apo duke u kujdesur për fëmijët e saj [as monark të më bënin nuk ia humbja vetes këtë mundësi]. Kështu mund ta justifikonim atë në një mënyrë. Për këto arsye biografike siç duket ajo nuk ka pasur kohë të ushtrojë diplomacinë si teori apo si praktikë. Shihet që s’ka lidhje me këtë punë as si zanat as si teori. Po mund të udhëzohej, mësohej, këshillohej shpejtë dhe të nëntë punë të mirë. Këtë mirëpo ajo e refuzon. Ajo me sjelljen e saj tregon se nuk donë t’iu nënshtrohet interesave të shtetit Kosovës- kështu siç është ai. Ajo e donë ndryshe – si çka? Siç tha në statusin kur u zgjodh ministre – ajo është aty për ta mbyllur një kapitull të «biografisë së saj familjare», parasëgjithash. Si do ta bëjë këtë? Duke iu hakmarrë? Për çka? Është e bindur se jeta e saj në Shqipëri e pastaj «ka dështuar» për shkak se ia vranë babin për shkak të Kosovës deri sa ishte fëmijë? Ngase u detyrua të rritet pa babë dhe në gjirin e një diktature që ajo sot e pështynë? Nuk e dimë këtë punë. Vetëm spekulojmë. Deri tash mirëpo – le të mos përjargen apologjetët e saj duke tentuar ta falsifikojnë atë që e sheh e gjithë bota dhe duke u përpjekur ta anatemojnë kritikën me verbërinë e tyre infantile, servile, mediokre – ajo gjithçka që bën është në dëm të shtetit që përfaqëson. Pavarësisht motiveve të saja. Ajo më shumë se avokate e vendit të saj shfaqet botës si prokurore e shtetit që patjetër duhet arrestuar, pranguar, dështuar. Ky është faciti i çdo paraqitjeje deri tash. Ndoshta ndryshon. Nëse jo është detyrë e tjerëve ta bëjnë këtë ose ta heqin.

II.

Shumëkush ditëve të fundit sjelljen e MPJ – së, posaçërisht sjelljen e tipit të Gërvallës, e konsideron vetëm si fragment të politikës aktuale qeveritare në tërësi. Domethënë, sipas tyre, e gjithë qeveria beson ta zhbëjë shtetin e Kosovës në favor të një shteti apo province ndryshe. E kjo mund të bëhet duke ia rrënuar, duke ia shemb themelet e atij shteti: e themeli i këtij shteti është UÇK dhe gjithë ata që luftuan për pavarësinë e Kosovës. Luftë ku as Kurti, ngase atëherë nuk ishte faktor e as Gërvalla që si e re iku nga Shqipëria për të jetuar në Gjermani, nuk morën dot pjesë. Një të asaj lufte që e kishin brenda, një që ua hapte me gjoks dyert e mbyllura të parlamentit për të hedhur gaz, nuk e kanë më. Edhe atë e morën shokët e tij të luftës me vete – gjë që siç duket Kurti e konsideron fat të mirë për të. Nuk angazhohet fare në mbrojtjen e tyre. S’ka nevojë për Selimë, ngase i mjaftojnë të tipit te Korenicës dhe të llojit. Janë ai tip aktivistësh që si kopéja tundin kokën saherë flet despoti: kjo u pa sot gjatë votimit pro 11 milionëve për tu paguar rrymën serbëve. Të gjithë dorën përpjetë si në ca kohë të LDB e mëpastaj që nuk duam as t’i parafytyrojmë. Në kohën kur të njejtë këta e kundërshtonin një financim të tillë,tjerët do kenë besuar se të njejtët e kishin me serbet e veriut – sot mirëpo erdhi dita, e panë se e kundërta është: bashkë me agjencinë e Vuçiçit të quajturën «Lista Serbe», të bashkuar në frymë e akt treguan se lufta e tyre nuk ka të bëjë as me serbet dje, as me serbët sot, por me ata që bënë Kosovën dje dhe me atë që i nënshtrohen flamurit lara-lara sot. Këtë e ka synim qeveria aktuale: shkatërrimin e asaj që është në favor të një vendi ndryshe që nesër të thuhet: këta e bënë! Qoftë edhe si negacion të fjalës bërje: zhbërje!

III.

Kështu flasin gjitha faktet deri tash. Qeveria Kurti do të vazhdojë kështu jo vetëm se i ka 50% dhe presidencën, Kuvendin, porse nuk ka respekt ndaj opozitës. Kurti është i sigurt se ata që mund t’i bëheshin të rrezikshëm i hoqi nga skena: do pasi i burgosi Haga e tjerë ngase i detyroi, duke i luftuar nga brenda në pension. Nga këta që kanë mbetur s’ka asnjë fije frike. I konsideron zhurmaxhinj që saherë çojnë krye duhet ndalur mikrofonin. Nuk ia vlen as të dëgjohen. Kush guxon ta sulmojë Bogujevcin kur trus sustën dhe ia heq zërin Arben Gashit apo ndonjë tjetri? Kush guxon ta qortojë atë viktimë që i mbijetoi gjenocidit – atij gjenocidi që sipas zonjës Gërvalla dhe politikës në praktikë të kësaj qeveria nuk qenka i burimit serb por si pasojë e krimve të UÇK-së. Ky është implikati më logjik i mundshëm. E zonjën Gërvalla pse e mbrojnë plotë: sepse ka qenë në luftë; sepse ka nënshkruar pavarësinë e Kosovës; sepse është doktore me famë e drejtësisë ndërkombëtare saqë ua nxiu zemrën gjermanëve kur u kthye në Kosovës e la punën në diplomacinë e tyre? Asgjë nga këto. Mbrojtja ka vetëm një kredit të vetëm – është çika e Jusuf Gërvallës. Ashtu siç tha edhe vetë: pikërisht për këtë arsye ajo beson se mund edhe ta prish shtetin pasi ia ka lënë babai trashëgimi. Qindra mijë jusufët tjerë? Amanet? dyshojmë thellë.

III.

Çka do të ndodhë edhe më shumë? Do dalin njerëzit në protesta për t’ia imponuar Kurtit një person të ri qeveritar si ministër/e të jashtme? Do të protestojnë veteranët? Punë e madhe. Le të protestojnë. Albini ka mësuar nga Edi Rama dhe nga Lëvizja e vetë e kohës së Dardanëve dhe Fisëve, se me protesta nuk arrihet gjë. Çka atëherë i mbetet opozitës? Të bashkohet së paku në kuadër të një strategjie të përbashkët, aktive, frontale e si front ta mbrojë shtetin dhe vlerat e tij nga një qeveri e pa kokë dhe provokuese siç sillet kjo e Kurtit II? Apo Kurti e sheh se udha që ka nisur mund ta çojë vetëm drejt e gropës e asnjëherë nuk mund të jetë për të mirën e Kosovës. 50% e elektoratit nuk janë janë as gjysma e 45% të votuesve që de fakto janë tepër pak për të folur në emër të popullit. Shumicë janë ata që s’kanë votuar, kanë votuar kundër dhe që rëndom i hanë kokën çdo qeveria arrogante sado e fortë që mund të jetë ajo. Ndryshimi duhet të nis nga LVV dhe atë që dje. Jo Kosova duhet të ndryshojë. Ajo është shtet i pavarur i nënshkruar dhe menaxhuar nga at që janë në Hagë dhe kjo nuk ndryshon historikisht edhe po ia dolën ta prishin Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.