Arrihet marrëveshja mes Mayweather e McGregor, këto janë detajet e rimeçit të shumëpritur - Gazeta Express
string(88) "arrihet-marreveshja-mes-mayweather-e-mcgregor-keto-jane-detajet-e-rimecit-te-shumepritur"

Boks

Gazeta Express

27/07/2022 12:07

Arrihet marrëveshja mes Mayweather e McGregor, këto janë detajet e rimeçit të shumëpritur

Boks

Gazeta Express

27/07/2022 12:07

Floyd Mayweather dhe Conor McGregor janë shumë afër ta arrijnë marrëveshjen multi-milionëshe për ta zhvilluar rimeçin në mes tyre në boks.

Marrëveshja personale tashmë është arritur, në bazë të burimeve brenda tyre, por që ende po diskutohet rreth numrit të rundeve, që me gjasë do të jetë 10.

Lexo Edhe:

Ky nuk do të jetë një meç ekzibicional, por një garë zyrtare, njofton tabloidi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.

Raportohet se Mayweather ia ka bërë një ofertë për revansh McGregorit prej 157,9 milionë dollarësh.

Boksieri amerikan beson se kjo për të do të jetë një “punë e lehtë për të ardhur lehtësisht tek paratë.

45 vjeçari e pati një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme pa e pësuar asnjë humbje, ndërsa thuhet se ai po stërvitet “si të ishte 30 vjeç”, ndërsa vitin tjetër, respektivisht në muajin mars, mund ta zhvillojë një meç në Lindjen e Mesme ndaj fituesit të duelit Gervonta Davis e Ryan Garcia.

Nga ana tjetër, irlandezi vjen pas shërimit nga lëndimi që e kishte pësuar në gju dhe është i gatshëm për meç.

Përballja në mes tyre mund të vijë 5 vjet pas meçit të tyrë të parë, të cilin e kishte fituar lehtësisht Mayweather, ndërsa McGregor e kishte provuar boksin profesionist pasi krejt karrierën e ka kaluar në sportin e arteve të përziera marciale, shkruan “Gazeta Express”.

Gara do të konsiderohet në kategorinë 70 kilogramë, që nënkupton se britaniku duhet t’i humbasë 10 kilogramë. /Gazeta Express/