Arrihet marrëveshja mes Chiellinit dhe klubit nga MLS - Gazeta Express
string(53) "arrihet-marreveshja-mes-chiellinit-dhe-klubit-nga-mls"

Sport

Gazeta Express

14/05/2022 23:51

Arrihet marrëveshja mes Chiellinit dhe klubit nga MLS

Sport

Gazeta Express

14/05/2022 23:51

Giorgio Chiellini do të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të verës.

Pavarësisht se ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, mbrojtësi italian do të largohet si lojtar i lirë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Chiellini dhe Juventusi do të shkëpusin kontratën me marrëveshje të dyanshme.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se 37-vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin e Los Angeles.

Ish-mbrojtësi i Livornos e Fiorentinas thuhet se do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare.

Kujtojmë se Giorgio Chiellini ditë më parë konfirmoi se do të largohet nga “Zonja e Vjetër” pas përfundimit të sezonit.

Ky largim i tij nga “Allianz Stadium” vije pas 17 vjetësh. /Gazeta Express/