“Arrëthyesi mbi Akull” shfaqet për herë të parë në Kosovë - Gazeta Express
string(55) "arrethyesi-mbi-akull-shfaqet-per-here-te-pare-ne-kosove"

Arte

Gazeta Express

20/02/2026 9:19

“Arrëthyesi mbi Akull” shfaqet për herë të parë në Kosovë

Arte

Gazeta Express

20/02/2026 9:19

Shfaqja “Arrëthyesi mbi Akull”, do të jepet për herë të parë në Prishtinë duke sjell në skenë një kombinim unik të elegancës së baletit dhe akullit, një art që ka prekur skenat më të mëdha të botës.

Në këtë shfaqje bashkohen baleti, patinazhi dhe muzika e pavdekshme e Çajkovskit në një spektakël, ku çdo rrotullim dhe çdo lëvizje e performuesve është një histori që prek zemrën dhe zhyt në një botë ëndrrash.

Kjo shfaqje është më shumë se balet mbi akull, është një udhëtim emocionues për të gjithë moshat, një festë e dritës, muzikës dhe artit që bashkon të vegjlit dhe të rriturit në një eksperiencë të paharrueshme.

“Arrëthyesi mbi Akull”, prezantohet nesër nga ora 20:00, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement