“Arrestoni hajnat, jo qytetarët”, protestuesit ndalen para stacionit të policisë - Gazeta Express
string(76) "arrestoni-hajnat-jo-qytetaret-protestuesit-ndalen-para-stacionit-te-policise"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 14:11

“Arrestoni hajnat, jo qytetarët”, protestuesit ndalen para stacionit të policisë

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 14:11

Në Prishtinë po vazhdon protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.

Protesta e cila nisi para ndërtesës së KEDS-it është tensionuar në momentin që u hodh tym i kuq. Policia ka ndërhyrë duke arrestuar një të moshuar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Protestuesit kanë zhvendosur më pas protestën  te objekti i ZRRE-së, ndërsa më pas kanë vazhduar tek stacioni i policisë në qendër të kryeqytetit.

Ata kanë brohoritur “Arrestoni hajnat, jo qytetarët”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement