Arrestohet 29-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për së paku 14 vjedhje në kryeqytet - Gazeta Express
string(80) "arrestohet1-29-vjecari-ne-prishtine-dyshohet-per-se-paku-14-vjedhje-ne-kryeqytet"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 12:20

Arrestohet 29-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për së paku 14 vjedhje në kryeqytet

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 12:20

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili dyshohet për disa raste të vjedhjeve në Prishtinë.

I arrestuari, dyshohet se vjedhjet i ka kryer në disa lokacione të ndryshme të kryeqytetit, përcjell Express.

‘’ Personi i dyshuar R.I., 29 vjeç, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Arrestohet një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Prishtinë

Prishtinë, 25 shkurt 2026 – Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar një person nën dyshimin për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të kryera në lokacione të ndryshme në Prishtinë.

Arrestimi është realizuar mbrëmë pas disa veprimeve hetimore dhe operative, të zhvilluara nga hetuesit policor. Aktualisht në koordinim me prokurorinë kanë nisur procedurat për së paku 14 raste, ku dyshohet të jetë përfshirë i dyshuari. 

Personi i dyshuar R.I., 29 vjeç, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement