Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike dhe me armë në tavolinë - Gazeta Express
string(121) "arrestohet-zyrtari-i-komunes-se-pejes-u-filmua-duke-konsumuar-lende-qe-dyshohet-se-jane-narkotike-dhe-me-arme-ne-tavoline"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 6:56

Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike dhe me armë në tavolinë

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 6:56

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Pejës, pasi i njëjti u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet të jenë narkotike dhe me një armë në tavolinë. Fjala është për Luan Gashin, udhëheqës i Sektorit për Çështje Pronësie në Komunën e Pejës.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi bëri me dije se Gashi aktualisht është duke u intervistuar. Policia ka bastisur banesën e tij dhe zyrën e punës, ku i është sekuestruar një armë.

“Me autorizimin e prokurorit të shtetit Policia ka bastisur banesën e të dyshuarit dhe njëkohësisht dhe zyrën e tij të punës me ç’rast është sekuestruar një armë dhe i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe për momentin është duke u intervistuar dhe presim që të vlerësoj nga prokurori i shtetit për hapat e mëtutjeshëm”, ka deklaruar Nikçi.