Arrestohet zyrtari i ATK'së, dyshohet se i ndihmoi një biznesi t'i lirojë pronat e bllokuara - Gazeta Express
string(89) "arrestohet-zyrtari-i-atkse-dyshohet-se-i-ndihmoi-nje-biznesi-ti-liroje-pronat-e-bllokuara"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 16:09

Arrestohet zyrtari i ATK’së, dyshohet se i ndihmoi një biznesi t’i lirojë pronat e bllokuara

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 16:09

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka pranuar informacione për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës.

Në komunikatë thuhet se janë siguruar dëshmi se personi I dyshuar me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur detyrën zyrtare.

Lexo Edhe:

I dyshuari M. K., viti i lindjes 1969, mashkull/kosovar, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga PTH- Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.