Arrestohet vajza e Mayweather, pasi theri të dashurën e NBA Youngboy - Gazeta Express
string(67) "arrestohet-vajza-e-mayweather-pasi-theri-te-dashuren-e-nba-youngboy"

Gazeta Express

04/04/2020 23:33

Arrestohet vajza e Mayweather, pasi theri të dashurën e NBA Youngboy

Gazeta Express

04/04/2020 23:33

Vajza e Floyd Mayweather, Iyanna, është arrestuar për sulm të rëndë me një armë vdekjeprurëse, sipas TMZ.

Ajo mësohet të  ketë patur një përleshje me një grua tjetër për reperin NBA Youngboy (emri i vërtetë Kentrell DeSean Gaulden). Iyanna Mayweather ndodhet aktualisht në burgun e Houston-it pasi u arrestua në orën 1:30 të mëngjesit të së shtunës me orën amerikane.

Lexo Edhe:

Sipas burimeve të policisë, viktima e supozuar dhe NBA Youngboy kanë qenë në shtëpinë e këtij të fundit kur Iyanna ka shkuar atje dhe i ka thënë gruas, Lapattra Lashai Jacobs, se ajo ishte e fejuara e Youngboy dhe se Jacobs duhet të largohej nga shtëpia. Jacobs është kundërpërgjigjur duke i thënë Iyanna-s të largohej.

Sherri duket se është zhvendosur në kuzhinë, ku thuhet se Iyanna ka mbajtur në dorë dy thika. Sipas TMZ, Jacobs ka bërë drejt Iyanna-s dhe kjo e fundit e ka sulmuar me dy thikat. Jacobs i ka thënë policisë se nuk e ndjeu plagën e parë, por se Iyanna e kishte sulmuar përsëri me thikën e dytë, duke e therur përsëri.

Kur ka shkuar urgjenca, Jacobs ka qenë e shtrirë në dysheme. Ajo ëshhtë dërguar në shtëpi dhe nuk dihet se në çfarë gjendje është. NBA Youngboy, i cili ishte në shtëpi kur ka mbërritur policia dhe urgjenca, është vënë në pranga përkohësisht si një masë parandaluese para se  të lirohej.

Iyanna i ka thënë policisë se Jacobs e ka sulmuar e para duke i tërhequr flokët jashtë shtëpisë dhe më pas ka vrapuar në kuzhinë, ku sherri ka vazhduar. Iyanna i ka thënë policisë edhe se nuk e kishte takuar kurrë më parë Jacobs-in.